AKTUALITET

Nga “arratia”, Arben Ahmetaj kërkon kthimin e pronave të sekuestruara nga SPAK

Ish numëri 2 i qeverisë Arben Ahmetaj nga arratia kërkon kthimin e pronave për të cilën SPAK i ka sekuestruar në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, SPAK njofton se ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror. “Sekuestro preventive mbi 6 pasuri nga të cilat 4 apartamente  në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 llogari bankare të po këtij shtetasi, në shumën 124 300 Euro.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndaj Ahmetaj ka një urdhër arrest ndërkombëtarë me masë shtrenguese Arrest ne burg për veprat penale, shpërdorim detyre,pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Kujtojmë se Ahmetaj akuzohet për disa vepra penale lidhur me aferën e inceneratorëve, ku dyshohet se përmes vendimeve të tij ka favorizuar biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët janë të shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

SPAK kërkoi madje edhe miratimin e Kuvendit për të lehtësuar procedurën e nevojshme për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, ndaj të cilit rëndojnë tre akuza:

  1. “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste;
  2. “Mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim;
  3. “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button