Rikthehen rastet me Covid në Fier. Brenda dy ditëve të fundit 20 raste pozitiv
Rikthehen rastet me Covid ne Fier. Brenda dy diteve te fundit ne Fier, Patos e Roskovec jane zbuluar 20 raste me Covid. Drejtuesi i Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor ne Fier Arber Arapi eshte shprehur se situata e rritjes se rasteve me Covid ne Fier eshte shkak i fluksit ne rritje te emigranteve.
Duke marre parasysh kete situate eshte rritur edhe kryerja e testimeve . Per drejtuesin e Kujdesit Shendetesor ne Fier pamvaresisht se kemi raste te shtuara me Covid gjendja shendetesore e pacienteve ka pasur simptoma te lehta pa rrezik per jeten
Por rastet me covid jane shfaqur edhe tek femijet . Ne keto dite te Gushtit eshte rregjistruar edhe nje numer i larte vizitash dhe shtrime te femijeve ne spital nga virozat e stines. Sipas mjekes pediatre Anila Muka shkak i fluksit te rritur te femijeve te semure jane virozat si dhe Covid . Vetem ne 24 ore numri i vizitave shkon ne mbi 85 femije dhe mbi 20 shtrime ne spital.
Numrin me te larte te femijeve te semure e perbejne femijet e emigranteve ndersa shenjat qe shfaqin pacientet e vegjel jane temperatura e larte si dhe crregullime te aparatit te tretjes.