KRONIKË
I riu vrau me kaçavidë fqinjin, policia e Bulqizës merr në mbrojtje familjen e autorit
Policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje banesën e Dorjan Demës, i cili vrau 26-vjeçarin Dritan Manjani, pasi një debati banal që nisi mes tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Homesh të Bulqizës, ku jetonin viktima dhe autori.
Autori dhe viktima ishin në të njëjtin lokal deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës. Më pas ata janë konfliktuar, ku Dema qëlloi me kaçavidë Manjanin duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Punonjës të policisë janë vendosur para portës së banesës së autorit, i cili u arrestua pak pas ngjarjes, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve. Sakaq vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit të rëndë.