KRONIKË

E dhunuan familjarët e nuses së djalit, e moshuara në Vlorë paraqitet në spital me fraktura të rënda në trup

Një 82 vjeçare është paraqitur në Spitalin Rajonal të Vlorës pak minuta më parë.

Azbie Resulaj 82 vjeç ka shkuar me disa fraktura serioze në trup.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga ekzaminimet paraprake, dyshohet se e moshuara mund të jetë dhunuar.

Ndërkohë bluzat e bardha e kanë futur menjëherë në sallë. E moshuara ka disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit. E pyetur paraprakisht e moshuara ka thënë se e kanë dhunuar njerëzit e nuses së djalit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në Spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasja A. R., 82 vjeçe, banuese në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga veprimet e para dyshohet se kjo shtetase është dhunuar fizikisht nga shtetasi M. Z., 37 vjeç, banues në Vlorë (vëllai i bashkëshortes së djalit të shtetases A. R.)

Shtetasi M. Z. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Vijo puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button