KRONIKË

E rëndë në Himarë/ Lëndohen dy të mitur pasi u hodhën nga një shkëmb në det, një prej tyre dërgohet drejt Tiranës


Dy të mitur përkatësisht të moshës 16 dhe 17 vjeç janë lënduar ditën e sotme pasi janë hedhur nga një shkëmb në det në Himarë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia i ka ardhur në ndihmë të miturve duke i nxjerrë në breg. Një prej tyre është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa tjetri po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Llaman, ku dy të miturit janë afruar me disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj për t’u hedhur në det.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Policia bën me dije se i pari që është hedhur ka qenë 16-vjeçari i cili ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Më pas është hedhur në det edhe shoku i tij, 17 vjeçari nga Tirana, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.

Njoftimi i Policisë: 

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Himarë/ Policia e Himarës iu jep ndihmën e parë 2 pushuesve të cilët aksidentalisht ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.

Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.

Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P.

Related Articles

Back to top button