KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ U përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit, ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari


U përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit, ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari. I mituri me inicialet K.XH., u soll me helikopter në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë rreth mesnatës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

I plagosur nga manovrat e rrezikshme me mjetin lundrues mbeti dhe një tjetër shok i viktimës, 17-vjeçari me inicialet D.K., por është jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga hetimet ka rezultuar se: Në Llaman, shtetasit me inicialet K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski. Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra–tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K, ku për pasojë ndërroi jetë 16-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button