KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat, raportohet për 5 të lënduar

Një aksident me pasojë plagosjen e 5 personave është regjistruar pak momente më parë në rrugën nacionale Lushnjë-Berat.

Një mjet i tipit “Fuoristrad” ka dalë nga rruga, ndërsa mësohet se katër nga të lënduarit janë transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në fshatin Stan Karbunarë, shtetasi D. F., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasja E. F., 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes, në kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Back to top button