KRONIKË
Urdhër-arrestet e SPAK për koncesionin e sterilizimit, zbardhen emrat e zyrtarëve të përfshirë

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimi i SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Ashtu siç u bë e ditur edhe më herët nga hetimet rezultoi arresti me burg për Klodjan Rrjepaj, ish zëvëndëministri i Shëndetësisë, gjithashtu dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Me arrest shtëpie është dënuar Saimir Kadiu, drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike. Masa “Detyrim Paraqitje| është dhënë për rektorin e mjekësisë Arben Gjatën, Pertef Mersinin, Genc Burazerin dhe Naile Ajazin.




