Anulimet e fluturimeve dhe vonesat e gjata për shkak të përmbytjeve në pistën e aeroportit të Frankfurtit lanë qindra udhëtarë të bllokuar në një nga aeroportet më të mëdhenj të Gjermanisë.
Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, ujërat kanë përmbytur pistën si pasojë e së cilës pasagjerët nuk kanë mundur të zbresin nga avioni që tashmë ishte ulur.
Rreth 70 fluturime u anuluan gjithsej në aeroportin e Frankfurtit për shkak të shirave të dendur dhe disa goditjeve të vetëtimave në Gjermaninë qendrore të mërkurën.
Videot nga aeroporti i Frankfurtit që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë avionë në ujë. Shërbimi gjerman i motit (DWD) kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi të mërkurën mbrëma për të gjithë shtetin e Hessen.