KRONIKË

Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në banesën e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene.

16-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici dhe menjëherë pas njoftimit, është bërë i mundur arrestimi i tij.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Njoftimi i Policisë: 

Sarandë/ Ngacmoi seksualisht një shtetase 16 vjeçe, në banesën e saj, vihet në pranga 65-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Related Articles

Back to top button