AKTUALITET

Video e tyre duke ia mbathur pa paguar u bë virale! Ambasada Italiane: Me porosi të Melonit, kemi shlyer faturën ndaj restorantit


Ambasada Italiane në Tiranë ka reaguar rreth lajmit se disa turistë nuk kanë paguar faturën e tyre në një lokal në Berat dhe janë larguar me vrap.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ambasada ka treguar se kanë bërë pagesën në restorantin në Berat, prej të cilit u larguan pa paguar disa shtetas italianë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada shkruan se pagesa është bërë pas porosisë së dhënë nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Më herët ishte kryeministri Edi Rama i cili ndau lajmin se homologia e tij italiane kishte kërkuar të paguhej fatura në restorantin ku shtetasit italianë u larguan me vrap pa paguar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reagimi i Ambasadës Italiane:

Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button