KRONIKË

FIER/ Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 31 vjeç dhe A. H., 38 vjeç, të dy banues në Fier, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Xh., 65 vjeç, banues në fshatin Vjosë, Fier, pasi dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu teke.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button