AKTUALITET
Pëson defekt trageti që do të nisej për në Brindisi, fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës
Qindra qytetarë janë duke pritur në Portin e Vlorës pasi trageti me të cilin do të udhëtonin është vonuar.
Burime për mediet bëjnë me dije se trageti i cili duhet të nisej në orën 21:00 ka patuar probleme në Brindisi.
Sipas informacioneve mësohet se trageti ka shfaqur probleme teksa ishte duke iu nënshtruar një kontrolli. Si pasojë kjo vonesë ka shkaktuar dhe radhë të gjata udhëtarësh në Portine Vlorës, të cilët duhet të kthejnë biletën për t’u nisur me tragetin tjetër