Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore afrikane, rriten lehtë temperaturat: Moti për sot
Shqipëria
Do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit dhe nën ndikimin e temperaturave të larta për gjatë gjithë 24_orëshit. Kjo situatë sinoptike dhe termike vjen si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë territorin, ku parashikohet që temperaturat më të larta të rregjistrohen në zonat Jugperëndimore dhe Jugore të Kosovës deri në 35 gradë C.
Maqedonia e Veriut
Dita e martë, sjellë një tërheqje të valës Afrikane nga territori i Maqedonise duke bërë që të ketë rënie të lehtë të temperaturave të ajrit vetëm me 1 gradë C në të dy vlerat ekstremte ditore, duke bërë që maksimumet në qytetin e Shkupit dhe Manastirit të ngjiten deri në 38 gradë C në orët e mesditës. Paraditja pritet të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë vendin, ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësirash të cila më të dukshme do të jenë në Lindje të territorit të Maqedonise.
Europa
Gadishulli Skandinav si edhe vendet e Lindjes; janë përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, mbretëria e bashkuar dhe rajoni i balltikut do të paraqiten me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu, ndersa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera maksimalet priten në Spanjë, Itali si edhe disa rajone të Ballkanit.