Personi që shihni në foto është 26-vjeçari, Eldi Allushi, i cili gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u ngjit mbi digën e Liqenit Artificial në Tiranë dhe u përplas me bordurat mbrojtëse.
26-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi nga Rruga e Kosovarëve dhe makina “BMW X6”, ka përfunduar në digën e Liqenit.
Nga një vështrim në rrjetet sociale të Allushit vëmë re pasionin e tij për makinat e shtrenjta dhe shpejtësinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 të kësaj të marte ku i riu nga Durrësi, pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe targat e mjetit.
Fatmirësisht për shkak të orarit në pedonale nuk ka pasur qytetarë që bënin ecjen e mëngjesitdhe si pasojë nuk pati të plagosur.
Përmes një njoftimi zyrtar pak më herët Policia bëri me dije se pas identifikimit janë vënë në kërkim për gjetjen e 26-vjeçarit.