KRONIKË

Levan, Fier/ Policia e Fierit identifikon dhe arreston në kohë rekord, një tjetër autor për zjarrvënie. (EMRI / VIDEO)


Ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, zjarri doli nga kontrolli dhe për pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Levan, falë reagimit të shpejtë të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i zjarrvënies.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, me marrjen e njoftimit se në fshatin Jarua, Levan, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në sipërfaqe të mëdha pyjore, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Falë veprimeve të shpejta e profesionale, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit Fabio Rrapaj, 42 vjeç, banues në fshatin Jarua, Fier.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ky shtetas, me qëllim djegien e barishteve në tokën e tij, ka ndezur zjarr dhe për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Theksojmë, falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe ngazhimit maksimal, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive kriminale të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, gjatë këtij sezoni, janë vënë në pranga 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas dhe 1 është shpallur në kërkim.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅

Related Articles

Back to top button