KRONIKË
Aksidenti në Sarandë/ Ditëlindja që u kthye në tragjedi, dy italianët po ktheheshin në shtëpi pas festës (Detaje)
Dy turistët italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano , 32 vjeç, humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil.
Mediat italiane shkruajnë se Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan ditëlindjen e këtij të fundit. Por ka rezultuar fatale, teksa janë përplasur nga Benz-i që drejtohej nga 17-vjeçari Elio Rraku, i cili ndodhej në mjet bashkë me një bashkëmoshatar.
Ndërkohë u raportua se drejtuesi i mjetit nuk kishte leje drejtimi.