Helmimi i turistëve, AKU bën eskpertizën në anijen në të cilën udhëtonin dhe vendos gjobën 6 milionë lekë
Mbrëmjen e djeshme u paraqitën në Spitalin e Vlorës 70 turistë. Shumica e turistëve ishin polakë dhe po udhëtonin me anijen “Black Pearl” në Sazan.
Dyshohet se ata u helmuan nga ushqimi në anije dhe më pas u paraqitën me probleme në sptal. Ka qenë menjëherë AKU që ka shkuar për kontrolle në anije ku ka gjetur edhe problematika në lidhje me ushqimin.
Konfirmuar nga AKU është vendosur gjobë 6 milionë lekë për anijen në fjalë për “mosplotësim të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit “.
Gjithashtu deri në orën 03:00 të mëngjesit kanë qënë autoritetet duke bërë një ekspertizë tek anija në fjalë. Janë marrë mostra të ushqimit dhe janë dërguar në Tiranë.
Pritet që përgjigja e tyre të zgjatë 3-4 ditë pasi do testohen për salmonela dhe të gjitha shkaqet e tjera që mund të sjellin helmim.
Drejtoria e shëndetit publik nga ana tjetër ka marr mostra të feceve të fëmijëve dhe personave në bord të cilat po i analizon deri në një përfundim zyrtar për të përcaktuar nga ka ardhur helmimi. Priten informacione në vijim