KRONIKËLAJMI FUNDIT

EMRAT/ Po ruanin me armë parcelën me kanabis në malin e Tomorrit, pranga babait dhe dy djemve në Poliçan


Babai dhe dy djemtë janë arrestuar pasi janë kapur të armatosur teksa ruanin parcelën me kanabis në fshatin Tozhar të Poliçanit. Mësohet se në pranga kanë rënë Aurel, Florian, Halil, Dyrmishi dhe Gëzim Vzhari. Gjithashtu, arrestohet në Durrës pronari i sipërfaqes së tokës ku ishin kultivuar bimët narkotike.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Poliçan/Finalizohet si rezultat i një hetimi proaktiv, faza e dytë e operacionit policor anticannabis, të koduar “Tomorri”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Të armatosur, ruanin bimët narkotike që kishin kultivuar në fshatin Tozhar, vihen në pranga 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë).

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjithashtu, arrestohet në Durrës pronari i sipërfaqes së tokës ku ishin kultivuar bimët narkotike. Procedohet penalisht vëllai i tij, për posedim pa leje të një arme gjahu.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 125 bimë narkotike cannabis sativa dhe sekuestrohen 4 armë gjahu.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar dhe të DVP Berat, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer me Prokurorinë e Beratit, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Tozhar, Poliçan, nga disa shtetas, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Tomorri”.

Në kuadër të kësaj faze u arrestuan shtetasit H. D., 58 vjeç, F. D., 32 vjeç dhe A. D., 29 vjeç (babai dhe 2 djemtë). 32-vjeçari u kap në flagrancë teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Tozhar, në bashkëpunim me 2 të arrestuarit e tjerë, 125 bimë cannabis sativa të cilat u asgjësuan nga Policia, nëpërmjet djegies. Nga kontrollet, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 3 armë gjahu që posedoheshin pa leje, me qëllim ruajtjen e sipërfaqes me bimë narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, u kap dhe u arrestua shtetasi G. V., 63 vjeç, aktualisht banues në Durrës, pasi bimët u gjetën të kultivuara në tokën në pronësi të tij, në fshatin Tozhar.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 59 vjeç (vëllai i 63-vjeçarit), banues në fshatin Tozhar, pasi iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua si provë materiale, një armë gjahu që posedohej pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
[10:50, 26/08/2023] News Titra: Poliçan-arrestuar gjatë fazës së dytë të operacionit “Tomorri”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, shtetasit Aurel, Florian, Halil, Dyrmishi dhe Gëzim Vzhari.

Proceduar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, shtetasi Hysen Vzhari.


Related Articles

Back to top button