BOTA

Mrekulli në Itali/ 4 vjeçarja bie nga kati i pestë i pallatit, shpëtohet nga kalimtari


Dola me të dashurën time për të blerë bukë dhe dëgjuam britma nga një ndërtesë që na tërhoqi vëmendjen.” Kështu shprehet Mattia Aguzzi, 37-vjeçari italian që shpëtoi këtë të shtunë një vajzë 4 vjeçare që kishte rënë nga kati i pestë dhe i fundit i një ballkoni në periferi të Torinos.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

37 vjeçari po kalonte rrugën në momentin që pa vajzën e vogël në parvazin e ballkonit. “Kur e pashë të binte, mbylla sytë dhe shpresoja se gjithçka do të shkonte më së miri. Të dy ramë përtokë. Fillimisht nuk ndjeva asnjë shenjë jete, më pas filloi të qajë dhe unë u lehtësova.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Më thanë se është mirë. Shpresoj që ta shoh sa më shpejt. Prindërit ishin në shok, ata dolën në rrugë, por unë nuk arrita të flas me ta. Unë jam mirë, asgjë të thyer. Nga kati i pestë goditja ishte e fortë, u gjenda në tokë dhe në fillim nuk mund të merrja frymë. E dashura ime thirri një ambulancë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Mendoj se nëse dikush do të ndodhej në të njëjtën situatë do të kishte vepruar sipas instinktit. Skena e fundit që pashë ishte vajza e vogël duke u përpjekur të mbante veten por pesha e tërhoqi zvarrë poshtë”, theksoi ai. Vajza është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë. shëndetësore. 

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button