U qëllua për vdekje me shtizë, Bashkia Lushnjë mbulon shpenzimet e kthimit të trupit të Klajdi Bitrit
Babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitri, që mbeti i vrarë pas një konflikti në Itali, ka kërkuar ndihmë për kthimin e trupit të djalit.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ndërhyrë për pajisjen e menjëhershme me pasaportë të zotërisë, në mënyrë që të udhëtojë drejt vendit fqinj, për të marrë trupin e 23-vjeçarit.
Ndërkohë, është kontraktuar agjencia funerale për transportin dhe do të jetë Bashkia Lushnje që do të mbulojë shpenzimet e sjelljes në atdhe të trupit.
Ngjarja tragjike ndodhi dy ditë më parë në Ankona të Italisë. Klajdi Bitri humbi jetën duke mbrojtur një shokun e tij pas një mosmarrëveshjeje në rrugë.
Sipas mediave italiane, algjeriani i cili udhëtonte me partneren e tij me një makinë të tipit “Poli”, kishte para një makinë që po ecte ngadalë. Atij i ka humbur durimi dhe ka dalë nga makina duke rrahur shoferin, një burrë që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Sipas mediave italiane, babai kishte ngadalësuar shpejtësinë për të kuptuar se në cilin drejtim duhet të shkonte. Aty pranë ishte një makinë e tretë, ku udhëtonin të rinjtë, mes të cilëve edhe viktima 23-vjeçare. Klajdi Bitri ka dalë nga makina dhe i ka shkuar në ndihmë, por kjo ndërhyrje, rezultoi fatale për të. Sulmuesi u kthye tek makina e tij poli Polo, ka marrë shtizën e peshkimit dhe e ka gjuajtur në gjoks.
Vëllai i viktimës, Xhuliano Bitri, kërkon drejtësi. Në një intervistë për mediat italiane, Xhuliano thotë se vëllai i tij punonte në port dhe ishte i integruar mirë në Ankona, qytetit ku jetonte dhe ku u vra në përpjekje për të mbrojtur një mik italian, nga një shtetas algjerian.
Xhuliano tregon se ishin në makinë kur pa sherrin që po ndodhte në mes të rrugës! Klajdi, tregoi ai më tej, i kërkoi algjerianit që të largohej dhe gjithçka u duk sikur u qetësua, por algjeriani u kthyes sërish me një shtizë në dorë dhe qëlloi.
“Isha me vëllanë tim dhe një person tjetër, po shkonim në det në Sirolo. Ishim pak mbrapa dhe, kur mbërritëm, pamë Danilon (mikun italian) duke u rrahur nga algjeriani në mes të rrugës. Vëllai im kishte shumë respekt për Danilon, pasi e mori për të punuar në kuzhinën e restorantit të tij dhe vëllai im mundi të kursente para e të më merrte dhe mua me vete këtu në Itali. Vëllai hyri për të ndarë sherrin, por kur u duk se gjithçka ishte qetësuar, algjeriani e godit edhe atë me shtizë. Ai e qëlloi me dashje. Pasi i nguli shtizën vëllait tim në gjoks, u largua. Prindërit tanë janë ende në Shqipëri. Ata nuk mund të vijnë as në Itali për të parë djalin e tyre. Tani, jam unë që ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme për ta dërguar trupin në shtëpi”.