KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Shqiptari me origjinë nga Fieri qëllohet me plumb në kokë, në gjendje të rëndë shëndetësore


Një shqiptar është plagosur me armë në kokë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Menidi” të Athinës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fillimisht, të shtunën e kaluar, shqiptari ka shkuar në një festë në këtë lagje, në momentin që po mblidheshin karriget.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Aty papritur ka filluar një sherr mes tij dhe dy personave të tjerë. Në sherr ka hyrë dhe nje 35-vjeçar grek, i punësuar në një dyqan akulloresh, i cili ka goditur në fytyrë shqiptarin.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Të shtunen u mendua se sherri përfundoi aty, por në orët e para të dites së sotme, ka shkuar i armatosur në të njejtin vend duke hapur zjarr ndaj 35-vjeçarit grek, duke e plagosur në këmbë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Duke u larguar, shtetasi shqiptar është përplasur me një kalimtar duke i rënë arma nga dora. Armen, ka arritur ta marrë 35-vjecari grek, i cili ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e plagosur rëndë në kokë.

Të dy janë transportuar në spital, ku greku është në gjendje të mirë, ndërsa shqiptari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shqiptari, me origjinë nga Fieri, rezulton person me precedentë të rëndë penal dhe ka dalë së fundmi nga burgu.


Related Articles

Back to top button