Kreu marrëdhënie seksuale me të bijën, e reja kallëzon të atin në Polici! Ndalohet 57-vjeçari
Dy raste të ngacmimit dhe dhunës seksuale janë shënuar sot në Sarandë. Një 57 vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhune me vajzën e tij dhe një 67-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
67-vjeçari me inicialet J.SH. është arrestuar, pasi 15-vjeçarja ka njoftuar se ky shtetas po e ngacmonte seksualisht në banesën e saj.
Po këto shërbime bënë ndalimin e një 57-vjeçari, me inicialet R. Rr.,për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, pasi e bija 24-vjeçare kallëzoi në Polici se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në banesën e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.