Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali/ Shtiza i shkaktoi vdekjen e menjëhershme, i preku zemrën dhe mushkëritë
Dëmtimi në zemër dhe mushkëri i mori jetën të riut shqiptar, Klajdi Bitri, i cili u godit me një shtizë peshkimi pasditen e së dielës nga një algjerian teksa po përpiqej të mbronte shokun e tij italian. Kështu nga rezultuar nga autopsia e kryer një ditë më parë në spitalin e Torrettes, raportojnë mediat italiane.
Dëmtimet në dy organet vitale i shkaktuan 23 vjeçarit vdekjen e menjëhershme, i cili vite më parë kishte shkuar në Ankona, ku jetonte dhe ëndërronte një të ardhme më të mirë për të dhe familjen e tij. 27 vjeçari algjerian, i cili tashmë ndodhet në burg, ka thënë se nuk e kishte kuptuar se e kishte plagosur apo vrarë.
I vëllai i Klajdit rrëfeu një ditë më parë për mediat italiane se si kishte ndodhur ngjarja.
Ndërsa babai i të ndjerit, me lot në sy, kërkoi nga shteti shqiptar që ta ndihmonte të sillte trupin e të birit në vend. “Dua drejtësi për fëmijën tim, ishte në lule të rinisë dhe nuk e shijoi jetën”, tha i ati.