AKTUALITETARSIMI

Nga 4 shtatori nisin regjistrimet për studentët në konvikte, ja procedura e re

Nga 4 shtatori, nisin regjistrimet për akomodimin e studentëve për vitin e ri akademik 2023-2024, pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.1 dhe Rezidencat e Universitetit Bujqësor.

Në 22 godinat e Rezidencën Studentore Universitare nr.1 përfshirë edhe 7 Rezidencat e Universitetit Bujqësor mund të akomodohen në total 6506 studentë.

Reklama në FieriWeb - “”

Rezervimet për akomodim, mund të bëhen në platformën online, “Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, Tiranë”. Rezervimet online do të jenë te hapura gjatë gjithë vitit akademik dhe kryhen në linkun e mëposhtëm: https://qytetistudenti.tirana.al/

Për t’u regjistruar, studentët duhet të paraqesin kartën e studentit/vërtetim fakulteti; ID; 2 foto dhe mandati i pagesës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Godinat janë të rikostruktuara së fundmi me kushte bashkëkohore duke ofruar dhe salla studimi dhe wi-fi.

Disa prej godinave pas rikonstruksionit të plotë janë rikonceptuar në formën e mini-apartamenteve (3+2 dhe 2+2), me nyje sanitare në brendësi të saj dhe me kushte bashkëkohore dhe wi-fi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjithashtu janë në proces rikonstruksioni 5 godina te tjera, konkretisht godinat nr.3,4,14,16,17 sipas projektit të KFW.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button