Frakull, rritet sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore, veçanërisht me domate
Fermerët e zonës së Frakullës në Fier, po arrijnë këtë vit jo vetëm rendimet të lartë të pordhimit, por dhe shitjes në treg të produkteve bujqësore.
Perimet e fushës dhe serave, veçanërisht domatja, zënë peshën më të madhe në prodhim dhe shitje në këtë periudhë.
Mbi 200 ha me perime janë mbjellë këtë vit në njësinë administrative Farkull, nga të cilat gati 30 ha janë mbjellë me kulturën e domates.
Një nxitje në rritjen e sipërfaqes së mbjellë me kultura bujqësore në këtë zonë kanë qenë edhe subvencionet dhe nafta falas nga shteti.
Kjo mbështetje është përshëndetur nga fermerët.
Kreu i njësisë administrative Farkull, Dashnor Troka, është shprehur se këtë vit fermerët kanë shtuar sipërfaqen e mbjellë me perime, veçanërisht domate, për shkak të kërkesës dhe çmimit të lartë në tregun vendas.
Me prodhimin kaq të bollshëm një pjesë e mirë e kulturave të vjelura nga fermerët dërgohet në pikat e grumbullimit e më pas për eksport, kryesisht në tregjet evropiane.