Kapja Albi Mecinit me 21 kilogram eksploziv në Fier, dalin detaje
Fier – Ende pa mbushur 24 orë nga arrestimi i Albi Mecinit në orët e parë të mëngjesit të ditës djeshne në aksin e rrugës hyrëse në Fier nga segmenti Mbrostar – Fier dalin detaje të reja nga operacioni policor i koduar me emrin “Misteri”.
Ekspertë të policisë japin detaje se sa mund të shkojë me përafërsi vlera e këtij atentati.
Ja sa mundë të shkonte vlera e atentatit që do bëhej në Fier, me përafërsi.
– 10 mijë euro bomba e përgatitur
– 5 mijë euro makina që do digjej
– 5 mijë euro makina arratisjes .
– 100 -200 mijë euro pagesa per vrasesit .
– Me përafërsi 150 – 250 mijë euro
– Enigmë arsyet e atentatit dhe porositësi
Personi ka tentuar ti ikë policisë pasi disa sende i ka hedhur nga makina në shkurret e vogla që ndodheshin anës rrugës Mbrostar – Fier
Automjeti ka hyrë në Fier nga by pass Levan – Mbrostar dhe është kthyer që të hyjë në Fier por në dalje të Mbrostarit është ndaluar nga policia pasi më parë ka pikasur që po ndiqej nga një automjet me targa të huaja dhe ka tentuar të hedhi sendet që kishte më automjet.
Burime kofidenciale nga policia Fier por edhe nga gjykata e këtij rrethi pohuan se pavarësishtë masës së sigurisë së dhënë një ditë më parë nga gjykata e rrethit gjyqësor Sarandë thuhet se do bëhet masa e rivlersimit të tij që do të kryhet nga gjykata e e shkallës parë Fier në orën 11.