KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Finalizohet operacioni policor anticannabis i koduar “Kafaraj” Fier. Në pranga 52-vjeçari (EMRI / VIDEO)

Kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në mes të tokës së mbjellë me pemë frutore, kapet në flagrancë teksa kujdesej për bimët, dhe arrestohet 52-vjeçari Gazmir Troka.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”


NJOFTIM I POLICISË FIER:

Fier/Finalizohet operacioni policor anticannabis i koduar “Kafaraj”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në mes të tokës së mbjellë me pemë frutore, kapet në flagrancë teksa kujdesej për bimët, dhe arrestohet 52-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si rezultat i kontrolleve të kryera në fshatra dhe në terrene malore të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kafaraj”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi G. T., 52 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, Fier.

52-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike cannabis sativa, që i kishte kultivuar në mes të disa pemëve frutore, në tokën në pronësi të tij, në fshatin ku banonte.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅

Related Articles

Back to top button