Kthjellime dhe vranësira të lehta, si pritet të jetë moti sot.
Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku në verilindje dhe juglindje të territorit do të gjenerojnë reshje të pakta shiu por pas mesdite, pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira më të dendura por pa reshje pritet moti në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme, do të karakterizojnë kushtet e motit në Republikën e Kosovës ku orët e paradites do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve ndërsa gjatë pasdites. Pritet kalim i vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parametri i Erës do të jetë herë pas here problematik duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h, ndërsa temperaturat vijojnë ende të freskëta.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare përgjatë gjithë 24 orëshit por orët e pasdites do të sjellin vranësira më të theksuara në pjesën më të madhe të Republikës së MV por nuk priten reshje Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë gradualisht vranësirat duke rikthyer moti e kthjellët në të gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke shënuar vlerën 32 gradë C në qytetin e Shkupit.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë në Veri dhe veriperëndim të kontinentit vranësira dhe shira të dendur. Po ashtu pjesa më e madhe e Europës Qendrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere. Ndërsa Brigjet e Egjeut Europa Jugperëndimore si edhe gadishulli i Ballkanit do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.