KRONIKË

Plagosja me thikë e 68-vjeçarit në Vaun e Dejës, policia: Arrestohet 21-vjeçarja, zbardhen motivet e ngjarjes


Policia e Shkodrës ka dalë më një njoftim ditën e sotme në lidhje me plagosjen me thikë të 68-vjeçarit  në Vaun e Dejës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia bën me dije se 68-vjeçari vijon të jetë në spital ndërkohë që është arrestuar një 21-vjeçare, e cila akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Teksa më herët u raportua se e reja e kishte plagosur të moshuarin në formë vetëmbrojtjeje pasi ai i ishte futur në shtëpi duke tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, policia thekson se ngjarja ka ndodhur per motive të dobeta

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njoftimi i policise:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vau i Dejës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ata të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases N. N., 21 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Mbrëmjen e djeshme, 21-vjeçarja, dyshohet se për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Z. P., 68 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, shtetasja N. N. u identifikua dhe u shoqërua menjëherë pas ngjarjes, si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin kreu plagosjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Related Articles

Back to top button