AKTUALITET

Superjahti i Jeff Bezos mbërrin në Durrës, furnizohet me 170 mijë litra karburant


Jahti “Koru” i themeluesit të Amazon Jeff Bezos mbërrin në Durrës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërsa çmimi i naftës në treg njeh rritje të vazhdueshme, jahtet turistike vijojnë ta shohin vendin tonë si stacionin më të preferuar në rajon për furnizimin me karburant.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Superjahti ka kërkuar të ndalojë në portin më të madh shqiptar për t’u furnizuar me 170 mijë litra karburant, para se të rinisë lundrimin drejt Italisë. Me një vlerë prej 500 milion dollarësh dhe prodhim i vitit 2023, ai është jahti i dytë më i madh me vela në botë dhe jahti më i gjatë i ndërtuar në Holandë me një gjatësi prej 127 metrash.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Jahti u dorëzua në Mallorca në prill të këtij viti dhe përdor energjinë kinetike të gjeneruar nga velat, por si shumica e jahteve me vela, ai përdor dhe fuqinë motorike.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Furnizimi me naftë me procedurë tranzit i sjell shtetit në këtë rast nëpërmjet taksës së luksit të vendosur së fundmi 6,8 milion lekë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare në Durrës, numri i mjeteve lundruese turistike që kanë hyrë në portet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit për periudhën:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

1.01.2023- 31.08.2023 janë 44 kroçiera  dhe 1798 jahte deri më 31 gusht.

Porti i Durrësit

  • 21 Kroçiera
  • 256 Jahte

Porti i Vlorës

  • 8 Kroçiera
  • 179 Jahte

Porti i Sarandës

  • 15 Kroçiera
  • 1257 Jahte

Porti i Shëngjinit

  • 0 Kroçiera
  • 106 Jahte


Related Articles

Back to top button