Vodhi automjetin në Fier, i mituri 16-vjeçar bie në duart e policisë
Një i mitur16-vjeçar është proceduar nga policia e Fierit pasi kishte vjedhur automjetin e një shtetasi . Shtetasit A.M., iu vodh automjeti ,i cili u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale. Ndaj 16 vjeçarit policia ka hapur një procedim në gjendje të lirë dhe materialet i janë referuar Prokurorisë.
Një 56-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. S.H., banues në Grabjan u arrestua në flagrancë nga policia pas denoncimit të bërë.
Një shtetas tjetër 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier. E.P., banues në Fier u kap në flagrancë pasi policia ndaloi mjetin që ai drejtonte dhe gjatë kontrollit iu gjet një dorezë metalike grushti.
Njoftimi i Policisë:
DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 28 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi ka vjedhur automjetin e shtetasit A. M. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 56 vjeç, banues në Grabian, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.