KRONIKË
Dyshohej se ishte mbytur, i moshuari gjendet pranë banesës në Devoll
Një i moshuar i cili dyshohej se ishte mbytur, është gjetur në gjendje të mirë në Devoll.
Policia njofton se në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 02.09.2023, sipas të cilit shtetasi T. A. kishte njoftuar Policinë, se i ishte larguar nga banesa babai, shtetasi R. A., 80 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), për të cilin shtetasi T. A. dyshonte se ishte mbytur në lumin Devoll, ju informojmë se pas kërkimeve të pandërprera nga toka dhe përgjatë rrjedhës së lumit, mbrëmjen e djeshme, u bë e mundur gjetja e shtetasit R. A., në një zonë në afërsi të banesë së tij.
Ky shtetas iu dorezua familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore.