POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Asambleja e PS, Rama zbulon propozimet për ndryshimet në qeveri

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së ka njoftuar ndryshimet në qeveri, që priten ti kalojnë për miratim Presidentit.

Ndryshimet kanë prekur 7 ministri, por ajo që vihet re është se disa emrave iu është ndërruar thjesht pozicioni, siç është rasti i Ogerta Manastirliut që nga Shëndetësia është vendosur në krye të Arsimit, apo Delina Ibrahimajt që nga Financat është caktuar ministre për sipërmarrjen.

Reklama në FieriWeb - “”

7 propozimet e reja në qeveri: 

Ervin Mete-Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"
Ervin Mete

Igli Hasani- Ministër i për Europën dhe punët e Jashtme

Igli Hasani

Ogerta Manastirliu – Ministre e Arsimit dhe Rinisë

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Anila Denaj- Ministre e Bujqësisë dhe zhvillimit rural

Albana Koçiu – Ministre e Shëndetësisë

Reklama në FieriWeb
Albana Kociu

Delina Ibrahimaj- Ministre për sipërmarrjen

Ministër Shteti për Pushtetin vendor Arbi Mazniku,largohet Milva Ikonomi dhe shkrihet ministria e shtetit për standardet dhe shërbimet.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Pas këtyre ndryshimeve jashtë qeverisë mbeten, Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilali si dhe Milva Ikonomi.

Nga ana tjetër Rama ka propozuar dhe emrat e rinj të sekretarëve në PS: Unë propozoj si fillim që në fillim të Tetorit të ketë një Kongres të Jashtëzakonshëm, ku ministrat e rinj të shpalosin të gjitha idetë e tyre. Me propozim të sekretarit të përgjithshëm në detyrë, Blendi Klosi ju kërkoj të miratoni sekretariatin e ri, që kërkon votëbesim nga Asambleja në Kongres.

Sekretar Organizimi: Ardian Çela

Burimet Njerëzore: Eduart Ndreca

Sekretare e Gruas: Evis Kushi

Sekretar digjital dhe i rinisë: Etjen Xhafa

Sekretare e marrëdhënieve me jashtë: Romina Kuko

Sekretar i çështjeve zgjedhore: Eridian Salianji

Sekretare e Programit: Milva Ekonomi


Related Articles

Back to top button