KRONIKË
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Vlorë
Një bombol gazi ka shpërthyer në qytetin e Vlorës lagjen “4 heronjtë” mbrëmjen e sotme.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka pasur dëme apo të lënduar, v etëm materiale.
Sakaq, mësohet se ka qene vetë i zoti i shtëpisë që ka arritur ta nxjerrë bombolën në kohë, teksa ajo ka shpërthyer jashtë banesës.
Ndërkohë, zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë për ndihmë në vendngjarje.