BOTA

Gjenden 14 emigrantë dhe një burrë i vdekur në një ishull të vogël grek


Roja Bregdetare e Greqisë e ka gjetur një grup prej 14 emigrantëve dhe një burrë të vdekur në bregdetin e një ishulli të vogël në lindje të Detit Egje të martën në mëngjes, njoftuan autoritetet greke.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pesë burra, gjashtë gra dhe tre fëmijë u gjetën në ishullin e largët Farmakonisi, bashkë me trupin e një burri të vdekur. Nuk është e qartë se si ka vdekur ai.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ky grup kishte mbërritur në ishull nga bregdeti turk përmes një barke të vogël gomone, e cila u fundos, thanë autoritetet. Nuk u raportua për të zhdukur. Emigrantët dhe burri i pajetë u dërguan në ishullin e afërt, Leros, tha Roja Bregdetare.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi përmes detit është rritur së fundmi, të cilët kanë ikur nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi, në kërkim të një jete më të mirë në Bashkimin Evropian.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Roja Bregdetare tha më vonë se edhe tri anije të tjera me më shumë se 100 njerëz mbërritën në ishujt Lesbos, Samo dhe Chios, të cilët shtrihen afër bregdetit turk.

Një gomone me 48 persona u pa pranë bregdetit të Lesbosit nga anijet patrulluese, derisa një tjetër me 25 persona, përfshirë katër fëmijë, u gjet pranë ishullit Samos.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Anija e tretë, që po barte 33 njerëz, u gjet afër ishullit Chios. Roja Bregdetare tha se drejtuesit e anijes u përpoqën ta shmangin rojën bregdetare duke bërë manovra të rrezikshme dhe nuk iu përgjigjën sinjaleve të dritës dhe zërit.

Nuk u raportua për të lënduar dhe 32 burrat dhe një grua në bord u dërguan në një kamp emigrantësh në Chios./ REL

Related Articles

Back to top button