LAJM I FUNDIT/ Atentati në Vlorë, gjendet një automjet i djegur në afërsi të fshatit Kote
Foto nga automjeti i autorëve
Pak minuta pas ngjarjes policia ka gjetur të djegur automjetin tip “audi” te përdorur nga autorët.
Makina është gjetur në aksin rrugor Kote – Sevaster. Në automjet po ashtu është gjetur edhe një armë zjarri.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç.
Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.