10 të shoqëruar për atentatin në Vlorë/ Viktima iu kundërpërgjigj me armë ekzekutorit, 6 plumba e prekën në trup! Pistat e hetimit
Detaje të reja mbi vrasjen e regjistruar mbrëmjen e djeshmë në Vlorë ku viktimë mbeti Laert Keka.
Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se ka shkuar në 30 numri i personave të pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Rreth 10 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Ndër 30 personat janë familjarë, shok, të viktimës të pyetur për konfliktet që ai ka patur apo ngjarje të mëparshme të cilët kanë deklaruar se në dijeninë e tyre vec ngjarjes së vitit 2000 nuk kanë ditur më konflikte apo ngjarje që viktima të ketë patur lidhje.
Rreth 10 personat që janë shoqëruar në komisariat kanë qënë kryesisht dëshmimtar okular të cilët kanë treguar ngjarjen e plotë. Sipas tyre makina Audi A6 me targa italiane, me xhama të zinj kishte në brendësi të saj dy persona, shoferin dhe qitësin. Fillimisht në drejtim të viktimës është goditur kur ai ka qënë në lëvizje me motor dhe më pas ai ka lënë motorin duke ecur për 100 metra në këmbë ku ka nxjerr armën dhe është kundërpërgjigjur. Makina e ka goditur me breshëri Kallashnikovi disa herë, edhe pse ai po largohej. Në fund qitësi ka dal jashtë Audi A6 dhe është siguruar që e ka ekzekutuar.
Mbi 30 gëzhoja në vendin e ngjarjes të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41 vjecarin në trup, këmbë dhe kokë. Laert Keka ka ndërruar jetë në momentin kur qitësi ka dal nga makina dhe e ka goditur për herën e fundit dyshohet në kokë. Ndër gëzhojat edhe ato të pistoletës cka tregojnë se ka patur shkëmbim zjarri. Ngjarja ndodhi në një zonë të frekuentuar, në orarin e mbrëmjes ku ka biznese dhe kamera sigurie ku e gjithë ngjarja është filmuar nga këto të fundit
Audi më pas është larguar me shpejtësi duke dal nëpër lagje, në hyrje të qytetit, në rrugën e Lumit. Autorët kanë djegur në aksin Kotë Sevaster makinën dhe më pas janë larguar me një tjetër mjet duke përfituar nga zona e shkretë dhe errësira. 15 minuta maksimumi ka zgjatur e gjithë ngjarja në fjalë. Policia ka ngritur postbllok por ska ende autor të dyshuar. Ngjarja dyshohet për larje hesapesh, pazare droge si dhe borxhe kumari në shifra të konsiderueshme.
Viktima i dënuar më parë. Rreth viteve 2000 ka marr peng një kambist teksa për ti marr shumën e lekëve në bashkëpunim me një tjetër shtetas e ka vrarë. Disa vite ka qëndruar i identifikuar si autor i krimit në arrati dhe më pas në 2005 për të është dhënë vendimi i formës së prerë për ta dënuar, ku ka bërë edhe shumë vite burg pas kësaj ngjarje. Pas daljes nga burgu rezulton i përfshirë në botën e errët të qytetit, pazaret e drogës, botën e kumarit dhe aktivitetin e grupeve kriminale në Vlorë.