Flakët drejt shuarjes në Cakran, mbetet aktive një vatër e vogël zjarri
Pas disa orësh në luftë me flakët, vatra e zjarrit në fshatin Hambar, në Cakran të Fierit, po neutralizohet plotësisht.
Sipas shefit të sherbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, per fikjen e zjarrit masiv morën pjesë shërbimet zjarrfikëse të Fierit, Rroskovecit dhe të kompanisë Albpetrol , të cilave u erdhi në ndihmë nga ajri helikopteri Cougar.
Të favorizuara nga era flakët u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme duke rrezikuar edhe banesat.
Aktualisht ka mbetur aktive vetëm një vatër e vogël zjarri ndërkohë që flakët pranë zonës së banuar janë neutralizuar plotësisht.
Po sipas zotit Hyka është djegur dhe një sipërfaqe e konsiderueshme me ullishte, ndërsa forcat zjarrfikëse janë mobilizuar në terren për fikjen e plotë të zjarrit.