KRONIKËLAJMI FUNDIT

Aksident në Fiet, ‘Land Rover’-i përplas makinën e policisë, plagosen 3 efektivët

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, teksa të plagosur kanë mbetur 3 efektivë policie.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Mësohet se përplasja ndodhi në fshatin Frakull e Madhe, ku automjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me makinën e Policisë tip “Skoda”, me drejtues punonjësin e Policisë H. K.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Raportohet se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Rreth orës 16:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda”, me drejtues punonjësin e Policisë H. K.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Related Articles

Back to top button