Video/ “U ekzekutuan me 25 plumba”, media greke për masakrën me 6 shqiptarë të vdekur në Lucë: dyshohet se mjeti që ka qëlluar ka targa shqiptare false
Detaje të reja kanë dalë në pah nga masakra në Lucë të Greqisë, ku u gjetën të vdekur 6 persona, të dyshuar si shtetas shqiptar.
Protothema.gr raporton se autorët kanë përdorur 25 plumba për të ekzekutuar viktimat. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos, në afërsi të kryqëzimit me rrugën Arionos në Artemisa, ku persona të panjohur kanë hedhur me gaz një makinë në të cilën ndodheshin gjashtë persona.
Në përfundim të ngjarjes, në automjetin me targa gjermane janë gjetur pesë persona të vdekur dhe një tjetër i vdekur, jashtë mjetit.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një larje hesapesh me autorët të cilët janë arratisur, sipas informacioneve, me një automjet të zi.Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti që ka qëlluar ka targa shqiptare false