Pamje nga ngjarja e rëndë në Athinë, ku janë qëlluar për vdekje gjashtë persona.
Brenda dhe jashtë mjetit që duket në foto janë gjetur gjashtë trupa të pajetë, që dyshohet se janë të gjithë të rinj shqiptarë. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë larjet e hesapeve mes bandave në shtetin fqinj.
Mbi 200 gëzhoja, të dala nga 4-6 armë të ndryshme janë gjetur në vendngjarje, në një rrugicë të Artemidës në Luca.
Shqiptarët ishin duke udhëtuar me një mjet Ford Focus me targa gjermane RR-6666, kur u qëlluan me breshëri plumbash teksa ishinin në lëvizje nga një makinë me targa false shqiptare dhe një motor.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës dhe po skanon kamerat e sigurisë për të mbledhur video materiale që do t’i ndihmojnë të zbardhin krimin e rëndë.
Autoritetet greke kanë dhënë urdhër në të gjitha pikat kufitare me shqipërine të ketë kontroll të vazhdueshëm për autorët e krimit.