FUTBOLLKOSOVASPORT

Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë, tifozët rumunë e shfaqin banerin “Kosova është Serbi”

Është ndërprerë ndeshja eleminatore për kualifikueset në Euro 2024 mes Rumanisë dhe Kosovës. Sfida e Bukureshtit ka filluar në orën 20:45.

Mirëpo një baner i shpalosur nga tifozët rumunë ka bërë që arbitri të ndërpres ndeshjen dhe të dërgojë lojtarët në dhomat e zhveshjes. Baneri shkruante “Kosova është Serbi”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Gjithashtu ka pasur thirrje dhe kore raciste ndaj shqiptarëve para fillimit të takimit dhe në minutat e para të ndeshjes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dihet se rumunët kanë qenë gjithnjë përkrah Serbisë në çështjen e Kosovës dhe nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button