AKTUALITET
Fier, më pak martesa këtë vit/ Stina e dasmave reduktohet në vetëm një muaj
Makinat e nuseve po shihen gjithnjë e më rrallë në rrugët e Fierit.
Sipas të dhënave te gjendjes civile, në Bashkinë e Fierit janë kryer rreth 200 martesa me pak se vitin e kaluar.
Stina e dasmave që fillonte në mars dhe përfundonte në tetor, tani është reduktuar në vetëm një muaj, muajin gusht.
Por ata që kurorëzojnë dashurinë duket se nuk kursehen.
Agjencitë që realizojnë të tilla evente thonë se dasmat e sotme janë më luksoze dhe të kushtueshme.
Detajeve po ashtu u kushtohet më tepër rëndësi ndryshe nga viti më parë ku zbukurimi i makinave dhe ambienteve të dasmës behej pothuasje njesoj.
Pasiguritë ekonomike dhe largimet jashtë vendit janë ndër arsyet e rënies së numrit të dasmave.