KRONIKË
LAJM I FUNDIT/ Kishte mbjellë vazo me kanabis në banesë, Gjykata liron këngëtaren Enca
Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu, këngëtaren Ruensa Haxhiaj, e njohur si Enca, pasi në ballkonin e banesë së saj iu gjetën 5 vazo të mbjella me kanabis.
Mësohet se togat e zeza kanë caktuar ndaj saj masën e “detyrim paraqitje”.
Enca u arrestua dy ditë më parë, teksa në polici u shoqërua edhe i dashuri i saj. Enca në komisariat u shpreh se drogën e kishte mbjellë për përdorim vetjak.
Avokatët kanë pretenduar se kontrolli i banesës së këngëtares ishte i paligjshëm, sakaq, sipas mbrojtësve, 5 rrënjët e kanabisit i ka mbjellë për kuriozitet. Ndërkohë prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”.