Habit gazetarja Lala: Një grua shtatzënë shiste kokainë, një 71-vjeçare shpërndante heroinë
Gazetarja Klodiana Lala thotë se në Tiranë janë rreth 4000 shpërndarës të lëndëve narkotike që aktivitetin e ushtrojnë pranë shkollave, lokaleve dhe zonave të ndryshme të kryeqytetit.
E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, duke komentuar për megaoperacionin e antidrogë të policisë, Lala bëri me dije edhe disa detaje të këtij aksioni.
Sipas saj, në mesin e të arrestuarve janë edhe një grua në muajt e fundit të shtatzanisë që shiste kokainë. Po kështu një tjetër grua 71-vjeçare shpërndante heroinë, e cila u arrestua gjithashtu.
“Ditën e sotme është ekzekutuar masa për një grua shtatzënë, e cila është në muajin e 8-9, e cila aktualisht është në masën e arrestit në shtëpi për shkak të shtatzanisë, por ishte e përfshirë në çështjet e shpërndarjes së kokainës. Është në masën e arrestit në shtëpi një grua 71-vjeçare, e cila shpërndante heroinë. Është po ashtu një i moshuar 71-vjeçar që është në masë sigurie”, tha Lala.