KRONIKËLAJMI FUNDITVIDEO

LAJM I FUNDIT/ 12 mijë fara kanabis dhe fishekë luftarak në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Fier (EMRI)


Në Fier, gjatë operacionit “Stadi” u arrestua shtetasi Fation Sheri

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fier/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Stadi”, për goditjen e njëkohshme të disa veprimtarive kriminale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sekuestrohen 12 100 fara të cannabis sativës, fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë, si dhe asgjësohen disa bimë narkotike.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Posedonte dhjetëramijëra fara të bimës cannabis sativa, me qëllim kultivimin dhe shitjen e tyre, si dhe kishte kultivuar në vazo, disa bimë narkotike, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjatë kontrolleve, të arrestuarit iu gjetën dhe fishekë luftarak, si dhe një dorezë metalike.

Në vijim të punës së Policisë, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë siguruar informacion se një shtetas kryente disa veprimtari kriminale, në banesën e tij, në lagjen “Kryengritja”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në bazë të këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Stadi”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. Sh., 29 vjeç.

Gjatë kontrolleve në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 12 100 fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, fishekë luftarakë dhe një dorezë metalike. Gjithashtu, nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte kultivuar në vazo, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅

Related Articles

Back to top button