Ndahet nga jeta aktori Përparim Gjika, “papi” i fëmijëve të Fierit
Është ndarë nga jeta Përparim Gjika, i cili, që prej vitit 2000, u bë një nga autorët e dhjetra aktiviteteve dhe emisioneve televizive për fëmijë, regjisori i shumë shfaqjeve për fëmijë dhe aktor i teatrit të kukullave të Fierit.
Ceremonia e varrimit behet ne Berat , diten e diel 17.09.2023 ora 12:00 ne varrezat e Suelasit!
I lindur në Berat në 3 maj 1951, Përparim Gjika, u bë i njohur për publikun e gjerë gjatë viteve 1980 si aktor i Estradës Profesioniste të këtij qyteti. Do të ishin një sërë rolesh në skenën e Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” në Berat dhe në koncertet mëdha të Vitit te Ri në televizion, ku do të spikaste me lojën e tij aktoriale.
Ndërkohë që do te mbahet për rolet në spektaklin e humorit “E shtuna gazmore e nje qyteti”, shfaqur në RTSH në vitin 1994, kur Estrada e Beratit performoi me pjesët e koncertit të “Grupit Lemeria”, (Birçja) apo kamerën e fshehtë, kushtuar aktorit Sejfulla Myftari (Cekja).
Pas vendosjes në qytetin e Fierit në vitin 1999, Përparim Gjika, do të të kishte një angazhim të gjerë si regjizor i emisioneve televizive, spektakleve dhe koncerteve për femijë. Për vite me radhë ju përkushtu punës për përgatitjen e talenteve të reja dhe artistëve të vegjël.
Po kështu në një periudhë kohore ai do angazhohej edhe si drejtor dhe njëhkohësisht gazetar te Radio Fieri, apo si aktor trupën e Teatrit të Kukullave. Përparim Gjika ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë në moshën 72 vjeçare në 11 shtator 2023.