Verdikt ‘vetëvrasjeje’ për mësuesen nga Filadelfia të gjetur me 20 goditje thike përfshi dhe në kurriz, megjithë kritikat për hetimin (fotot)
Një gjykatë apeli në SHBA ka mbrojtur dje verdiktin se një mësuese e re nga Filadelphia e gjetur e vdekur në 2011 me 20 plagë thike, ka vrarë veten, edhe pse dënonte hetimin e policisë si “thellësisht i gabuar”, thuhej në dokumentet e gjyqit.
Familjarët e 27 vjeçares së ndjerë Ellen Greenberg, përpiqen prej një dekade të ndryshojnë verdiktin për vdekjen e pashpjeguar të mësueses së re, teksa trup i saj ishte mbushur me goditje thike, duke përfshirë 10 në kurriz dhe në qafë.
Familjarët e Greenberg kishin pajtuar ekspertë që thanë se shenjat në apartamentin e saj tregonin për një përleshje dhe se goditja e thikës prapa kokës ishte ajo e kishte lënë të paaftë për të mbrojtur veten.
Ata gjithashtu ngrinin pyetje se përse ajo natën e vdekjes kishte mbushur serbatorin e makinës dhe nuk kishte lënë një shënim që tregonte se kishte dashur të vriste veten.
Paneli i gjykatësve vendosi dje se prindërit e Greenberg, Joshua e Sandra, “nuk kishin pozitën për të ndjekur një padi civile”, por kritikonin policinë, mjekësinë ligjore dhe patologët Marlon Osbourne e Sam Gulino për gabime të shumta gjatë hetimit të tyre, shkruan rrjeti vendas Fox News.
“Faktet në lidhje me çështjen janë shumë trazuese dhe përpjekjet e palodhura të prindërve në këto 12 vjet për të mësuar atë që i ndodhi bijës së tyre mbrëmjen e 26 janarit 2011, meritojnë simpati të thellë,” tha gjykatësja Ellen Ceisler.
Ekspertët ngrinin dyshime për konkluzionet e mjekëve ligjorë Dr. Osbourne Dr. Gulino, pas konfirmimeve se skena e krimit ishte spastruar para mbërritjes së policisë.
Në gjyq i tha se nuk kishte të dhëna se policia mori në pyetje kompaninë që pastroi vendngjarjen dhe as të personit që kishte urdhëruar këtë.
Avokatja e familjes Joe Podraza, tha se administratori i ndërtesës kishte bërë një video të vendngjarjes para spastrimit, por çuditërisht video tashmë nuk gjendet.
Në gjyq u prezantuan gjithashtu provat e autopsisë se të paktën dy nga 20 goditjet e thikës ishin kryer pasi zemra e Greenberg kishte pushuar së rrahuri.
Avokatja dënoi vendimin si një dështim për të bërë drejtësi për një viktimë vrasjeje.
“Për shumicën e opinionit kjo është një mënyrë për të treguar si mund të kryesh një vrasje e të mos mbash përgjegjësi,” tha avokatja Podraza për rrjetin Fox.
“Tre nga gjykatësit kanë thënë se kjo grua është vrarë, se hetimi është i gabuar dhe për turp, por duart tuaja janë të lidhura dhe ju jeni të urdhëruar nga zyrtarë qeveritarë”, shtoi ajo.
Familjarët e Greenberg thanë se do të apelojnë në Gjykatën e Lartë, së bashku me një padi civile për mbulim të fakteve të vdekjes së vajzës së tyre.