LAJM I FUNDIT/ Krim në familje në Përmet, i moshuari vret bashkëshorten, e dhunoi me sende të forta
Çifti i të moshuarve Afroviti Peçi dhe Leonidha Peçi jetonin në banesën e tyre në Përmet.
Për shkak të moshës së thyer kishin pajtuar një shërbyese e cila vinte rregullisht në shtëpi.
Ashtu bëri dhe sot në mëngjes. Rreth orës 06:30, shtetasja V. Dh., shkoi në banesën e çiftit të të moshuarve Leonidha Peçi 82 vjeç dhe Afroviti Peçi 80 vjeçe.
Por ajo u shtang dhe u lebetit kur ka gjetur në banesën ku shërben, të pajetë dhe me shenja dhune, Afrovitin 80 vjeçe.
Njoftoi policinë dhe në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj Leonidha Peçi, banues në fshatin Pëllumbarë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale Leonidhën.
Hetimi nxori se i moshuari ishte proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftim i Policisë:
Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.
Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.